
Vëllai i presidentit amerikan, Robert Trump, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti amerikan, në një deklaratë.
"Me zemër të thyer më duhet të ndaj me ju lajmin se vēllai im, Robert, ndërroi jetë paqësisht sonte. Ai nuk ishte thjesht vëllai, ishte miku im më i mirë. Do të na mungojë shumë, por do të takohemi sërish. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua. Pusho në paqe", tha Trump.
Robert Trump vuante prej disa muajsh nga një sëmundje, të cilën familja Trump nuk e ka bërë publike. Dy ditët e fundit, gjendja e tij ishte rënduar.



