
Turizmi në vendin tonë pavarësisht shifrave të larta që janë regjistruar për këtë sezon, vijon të jetë me problematika. Për ekspertët e turizmit Zak Topuzi dhe Ervin Sota, shtimi i pushuesve nxorri në pah mungesën e kapaciteteve dhe atë të infrastrukturës. Sipas tyre qeveria duhet të ndryshojë qasje edhe për investitorët strategjik.



