Vendimi i GJL për “arrestin me burg”, Hoxha: Janë mbushur burgjet plot, qindra qytetarë të harruar në qeli

Vendimi i GJL për “arrestin me burg”, Hoxha: Janë mbushur burgjet plot, qindra qytetarë të harruar në qeli

Gazetari Artan Hoxha e përshëndeti vendimin e sotëm të publikuar nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të ndryshuar kriteret për marrjen e masës “arrest me burg”. 

 

Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky është vendim i rëndësishëm, sepse  janë mbushur burgjet plot dhe janë qindra qytetarë të harruar në burgje.

 

Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Kolegjet e bashkuara prej datës 9 prill arritën sot një vendim që ndryshon vendimin e vitit 2011, që ia linte barrën e provës të arrestuarit, pra që ai ta provonte pse nuk duhej mbajtur në burg. Ndërsa tani duhet ta vendosë prokuroria. Është bërë praktikë që gjykatat i rrëzojnë masat alternative. 

 

Kjo masë që është mbështetur edhe nga politika, nga shteti që duhen arrestuar ata që nuk paguanin drita, apo ndërtonin pë leje, bënë që 2 në 3 të burgosur të jenë të paraburgosur dhe kosto paguhet nga buxheti i shtetit, se janë 3800 të paraburgosur. 

 

Ne kemi krijuar një skenë të paprecedentë dhe janë mbushur burgjet plot. Problemi nuk është pse janë futur 10-12 politikanë brenda, por që janë qytetarët e harruar atje brenda. Janë ezauruar kapacitetet e burgjeve. 

 

Qeveria edhe mund ta ketë shfrytëzuar. Kosova shumicën i ka me garanci pasurore, 10-15 mijë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy