18 vjet shtet/ Ramabaja: Ata që votuan Gjykatën Speciale sot dalin në krye të protestës, reagimi është i vonuar (VIDEO)

18 vjet shtet/ Ramabaja: Ata që votuan Gjykatën Speciale sot dalin në krye të protestës, reagimi është i vonuar (VIDEO)

Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Kosova e gjen veten përballë sfidave të reja politike dhe institucionale. 

Dhjetë vite më parë, deputetët e Kuvendi i Kosovës votuan ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, ku sot po gjykohen katër ish-krerë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Analisti Sadri Ramabaja shprehet për "MCN live"  kritik ndaj zhvillimeve të asaj kohe dhe reagimeve të sotme. 

Sipas tij, ata që dikur votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, sot dalin në krye të protestave kundër saj, çka për të është shumë e vonuar. 

Ky përvjetor e gjen Kosovën më të konsoliduar se në shumë periudha të tjera, me një bazament më të qëndrueshëm për të ecur përpara, ndonëse me aspirata të hapura për të ardhmen.

Duke iu referuar vendimit të vitit 2015, une e cilësoj atë si një veprim të rëndë politik nga vetë institucionet e Kosovës. Përballja do të jetë e ashpër, ndërsa reagimi qytetar duket se ka ardhur me vonesë. 

Sipas tij, protesta e sotme në Prishtinë ka mbështetje të gjerë, ndërsa përmend edhe qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se përgjegjësia për zhvillimet e atëhershme është e shpërndarë te shumë aktorë politikë.

Rama vetë ka qenë përkrahës dhe ka ndikuar ne votimin për themelin e Gjykatës Speciale që në fillim dhe shpresoj që proceset gjyqësore të përfundojnë me vendime që, do të konfirmojnë pafajësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy