Astrologia sjell parashikimin javor për 12 shenjat e Horoskopit

Astrologia sjell parashikimin javor për 12 shenjat e Horoskopit

Astrologia Denisa Shyle, solli edhe këtë fillim jave parashikimin javor për të 12 shenjat e horoskopit.

Ajo përkufizoi javën që nisëm, si javë me kënde të vështira për disa nga shenjat e zodiakut të cilat do të ndikohen në shumë aspekte, për të cilat sugjeroi që të jenë të kujdesshëm për të mësuar nga problemet.

Dashi

Kjo është java me pak fazë pushimesh por gjatë tërë pjesës do të kemi energjitë lartë, të cilën do ta ndjemë, pra, kemi një zjarr shumë të lartë. Ata që janë brenda lidhjes do të duan që të marrin shumë nga parterët e tyre dhe kjo do të bëjë të kenë konflikte.

Demi

Për shenjën e demit, do të ndikohet te paratë, janë në një fazë që ka të ardhura të shumta pro edhe harxhimi të shumta. Ndryshime nga ana materiale, që janë të lidhura me bashkëpunimet, do të kenë një ndryshim kolosal, këtë javë mos firmosni vendime, pro bëni kërkime në treg sa i takon këtyre bashkëpunimeve.

Binjakët

Është javë pak e lodhshme, do të keni një ndikim negativ, janë futu në një fazë që po rriten se është e vetmja anë pozitiv duke qenë se kanë pasur një periudhë mjaft sfiduese. Do të kenë disa momente në lidhje që të duken më njerëzore pranë partnerëve të tyre, do të keni një rregullim të këtyre marrëdhënieve, një thellim.

Gaforrja

Të mos jemi të ndjeshëm kur komunikojmë më persona, të jemi më zyrtarë, sidomos sa i takon çështjeve të karrierës. Do të kemi edhe shumë tema të partneritetit, aktive gjatë javës. Mund të kemi rikthime të anës materiale,  pas investimeve që keni bërë.

Luani

Një nga shenjat më me fat, kenë energji të lartë zjarri. Mund të kërkojnë më shumë vëmendje nga personat që kanë rrotull, sidomos te partnerët.

Virgjëresha

Është goxha e sfiduar, tema kryesore sa i përket partneriteteve, tema kryesore vlerat që kanë, do të jenë të sfiduar me partnerët që kanë, duhet të kontrollojnë veten e tyre në çdo fushë. U këshilloja të çlodhen sa më tepër, të ngadalësohen më pak, të ecin me rrjedhën e kohës,

Peshorja

Këtë javë është në mes, gjysma e javës do të jete më e sfiduar, kurse pjesa tjetër do të jetë më mirë. Sa i takon çështjeve të zemrës, do të jenë shumë dramatik, por nëse arrin që të kontrollojnë komunikimin e tyre mirë, sepse do të prekin drejtpërsëdrejti lidhjet e tyre. Të jenë më diplomat.  

Akrepi

Duke qene se kemi një element të zjarrit dhe ka një energji zjarri, do të kenë një energji të lartë, problemi është se nuk di se si ta përdor atë. Këshilla ime që të fokusohen në përdorimin e anës së tyre materiale sidomos sa i takon bashkëpunimeve nuk u këshilloj, pro sa i përket punës që bëjnë vet, pika që të fokusohen se do të keni rritje, nëse do te jeni më të vëmendshëm.

Shigjetari

 Janë të sfiduar se kanë shumë kënde negative, kanë një energji të përzier. Komunikim po e mësojnë në mënyrë të re, po mësohen të bëhen pak më njerëzor, po mësojnë se si të komunikojnë me gjuhën e personave përballë dhe kjo do ti bëj të kenë një rritje shumë të mirë materiale.

Bricjapi

Është një javë sfiduese, energji ku nuk ndjehen mirë, ndjehen të sfiduar nga të gjithë personat. Të jenë të vëmendshëm, në çdo hap të jetës së tyre, mund të dalin në skenë edhe sëmundje të rëndësishme por nëse nuk i marrin masat tani, mund ta tejkalojnë që tani, duhet shkuar të doktor, të bëjnë analizat, mund të merren masa me këto tema. Bricjapi ndër shenjat që do të jenë në skenë.  

Ujori

Është në fazën që ka fat, kanë mundësi që të mos bëhen më shumë dramatik dhe të hedhin hapa drejt ëndrrave të tyre, mund te kemi rikthime në lidhjet me marrëdhëniet shoqërore, sa i takon çështjeve te zemrës, do të jenë të mbyllura, kurse ata që janë në lidhje u këshilloj të jene tolerantë ndaj partnerëve të tyre dhe më mirëkuptues.

Peshku

Sa i përket karrierës mund të kemi fillime të reja, propozime të shumta, zhvillime të reja, pas datës 16 dhjetor.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy