Situata në veri, Kabashi: SHBA sanksione ndaj Kosovës, Kurti kryeneç. Dialogu dhe tërheqja mund të përmbyllë këtë vatër (VIDEO)

Situata në veri, Kabashi: SHBA sanksione ndaj Kosovës, Kurti kryeneç. Dialogu dhe tërheqja mund të përmbyllë këtë vatër (VIDEO)

Prej së hënës situata në Veri të Kosovës duket e tensionuar dhe kjo pas vendimit të Kurtit për të dërguar në komunat katër kryetarët e rinj të zgjedhur me një përqindje të ulët të votave.

Lidhur me këtë, analisti Bekim Kabashi në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se kjo është një nga situatat më të rënda të ndodhura në Kosovë, ku sipas tij dhe SHBA duket se ka filluar të vendosë disa sanksione ndaj saj.

Ai tha se Kosova duhet të tërheqë kryetarët e rinj nga komunat komunale, kjo dhe për të shmangur një vatër të re krize, lufte që i favorizon Rusisë.

Situata politike në Kosovë është e rëndë, vitet  fundit se ka përjetuar një situatë më të rëndë se kjo. Një pjesë e territorit nuk është stabile, kjo dhe për faktin se partneri ynë kryesor SHBA kanë filluar të jenë shumë skeptik në raport me Kosovën kur dihet që raporti mes tyre ka qenë një bashkëpunim, jemi në një pikë që kanë nisur të vendosin dhe sanksione ndaj Kosovës. Dje ambasadorja amerikane në Kosovë tha se ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga shërbimi ushtarak Defender 2023, pra Kosova nuk është më pjesë e saj dhe kanë treguar se nuk do ketë takime me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe se SHBA nuk do të ndihmojnë më Kosovën në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në vijim ai shtoi se SHBA nuk është e interesuar të ndihmojë Kosovën deri kur të jetë situata e qetë dhe se sipas tij, Kosova nuk duhet ti kontribuojë një krize të re dhe se duhet të tërheqë kryetarët e rinj të komunave.

Këta kryetarë të akomodohen në disa objekte publike ku mund të kryejnë punët e tyre deri në një moment të dytë ku të organizohen zgjedhje të reja ku të marrin pjesë dhe serbët, Kurti po tregohet kryeneç.

Kabashi tha se aktualisht jemi në një pikë problematike dhe Kosova nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të tërhiqet, sepse nga shpallja e pavarësisë, fuqizimi i rolit të saj në raporte ndërkombëtare nuk ka qenë në gjendje të bëjë e vetme pa mbështetjen e partnerëve.

Duhet të tërhiqet ose Kurti ose Blinken, por ky i fundit nuk besoj se do tërhiqet para Kurtit. Kosova ka të drejtë ta shtrijë sovranitetin, por kjo duhet të bëhet me mjete politike që kemi dhe procesin e dialogut që ndërmjetësohet nga BE dhe SHBA, dhe këtu ka dhe interesa të tjera se kemi parë një qasje të perëndimit që ka një trajtim ndaj Serbisë, perëndimi ka interes që SHBA po angazhon Serbinë ta kthejë nga perëndimi dhe ta përmbyllë problematikën e Ballkanit sepse Ballkani vazhdon të jetë një vatër që mund të prodhojë krizë, luftë, që më tepër kur në Evropë po zhvillohet një luftë e fuqishme me një superfuqi si Rusia. Kemi të bëjmë me fatin e Kosovës dhe është moment jashtëzakonisht delikat dhe jam jashtëzakonisht i shqetësuar për fatin e Kosovës. Pas kësaj situate mendoj se nuk po flasim për kompetenca, por rrezikohemi dhe drejt ndarjes së Kosovës.

Ndërsa i pyetur se si i sheh takimet e kryeministrit Kurti jashtë Kosovës, kur veriu është duke përjetuar të tilla tensione, Kabashi i ka cilësuar si papërgjegjshmëri. Ai tha se Kurti ka qenë i padëgjueshëm dhe vazhdon të jetë i padëgjueshëm.

Nuk e di se sillet me kaq lehtësi në këtë situatë kur flasim për rrezikimin e shtetësisë së Kosovës e cila mund të shkojë dhe drejt ndarjes. Atje ka elementë kriminale, por SHBA kanë kërkuar që lidershipi i Kosovës të jetë i kujdesshëm, këtu jemi tri palë, Kosova, Serbia dhe ndërmjetësuesit, vetë jemi pajtuar që ndërmjetësuesit janë aletë të Kosovës që kanë qenë të përfshirë dhe tani jemi në situatën ku Rusia është jashtë kësaj loje dhe SHBA dhe BE mundohen ta kapitalizojnë dhe për interesat e saj që po kërkojnë ta kthejnë Serbinë në alete të tyre dhe Kosova me këtë sjellje po kontribuon për vatër të re krize.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy