Situata e përmbytjeve, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Situata e përmbytjeve, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Në orët e vona të mbrëmjes lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke arritur në kuotat maksimale dhe duke përmbytur disa hektarë me toka në zonë e Novoselës.

Deri tani janë evakuuar 20 familje, ndërsa 3 banesa janë nën ujë. Sipas banorëve të zonës ,nëse niveli rritet edhe me gjysmë metri atëherë do të kemi të njëjtën situatë si vitin e kaluar.

Menjëherë mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri Rama mblodhi Shtabin e Emergjencave për të bërë një analizë të situatës të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Përveç përmbytjeve të shkaktuara nga lumi i Vjosës, mësohet se problematike situata paraqitet edhe në zonën e Lezhës, ku sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në terren ndodhen edhe forcat e ushtrisë, ndersa në Lezhë janë evakuuar 24 banorë.

Ndërkohë, në zonën e Shkodrës , sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy