Pas zjarrit që përfshiu fushën e mbetjeve urbane në Elbasan në fillim të korrikut, situata mjedisore në qytet ka hyrë në një fazë kritike. Këshilli Bashkiak ka thërritur drejtuesit e kompanisë menaxhuese, ndërsa administratori i “ECO ELB”, Leli Kaja ka pranuar se landfilli ka kaluar kapacitetet dhe se nuk ka marrë asnjë reagim institucional pavarësisht kërkesave të përsëritura.



