Gjethet e rrushit, një element i gatimit jo vetëm funksional, por edhe i shëndetshëm

Gjethet e rrushit, një element i gatimit jo vetëm funksional, por edhe i shëndetshëm

Në vende të ndryshme të botës, gatimi më tradicional që bëhet me gjethet e rrushit njihet me emra të ndryshëm (japrakë, dollma, sarma etj.).

Ato konsumohen në mënyra të ndryshme, por më e njohura duket se është rolleja e mbushur me oriz, qepë dhe erëza. Në fushën gastronomike, gjethet mund të përdoren të freskëta, kur kanë stinën dhe mbi të gjitha nëse jeni të sigurt për origjinën e tyre.

Ato përdoren kryesisht në Lindjen e Mesme, ku ato përbëjnë një nga elementët kryesorë të ushqimit të përditshëm, por i gjejmë edhe në Greqi, Turqi, Bullgari, Moldavi, Rumani, Shqipëri, për përgatitjen e pjatave të ndryshme tipike.

Për më tepër, sondazhet e fundit kanë treguar se edhe në nivel kombëtar disa revista gatimi dhe blogje të ndryshme propozojnë receta të bazuara në gjethe rrushi.

Rrushi është një burim i mirë i antioksidantëve, por siç duket edhe gjethet e tij janë të pasura me komponime anti-mikrobike dhe antioksidante.

Një hulumtim i botuar në International Journal of Food Properties në fillim të vitit 2013 krahasoi nivelin e  antioksidantëve të gjetheve të rrushit të mbledhura në muajt maj, gusht dhe shtator. Studimi raportoi se gjethet e rrushit të mbledhura në shtator kishin nivelet më të larta të flavonoideve, fenoleve dhe flavonoleve të gjitha të njohura për vetitë e forta antioksiduese.

Ndër të tjera, vetitë ushqyese të lidhura me këtë produkt të pasur me antocianinë (një lloj flavonoids), vitaminë A, E, C, K, magnez dhe taninë. Një ushqim i cili ka vlera ushqimore përpos funksionit që kryen në mbështjelljen e dollmasë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy