
Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve Simon Miraka i bën thirrje politikës të gjejë gjuhën e konsensusit për pastrimin e saj nga ish-sigurimsat. Ai shprehet i zhgënjyer nga propozimi i Alibeajt, pasi thotë se Partia Demokratike e kishte gati projektligjin në vitin 2015, por iu deshën 7 vjet për ta sjellë në Kuvend.



