Arben Malaj: Jam rritur në një familje me 9 fëmijë, ëndrra ime të bëhesha pedagog

Arben Malaj: Jam rritur në një familje me 9 fëmijë, ëndrra ime të bëhesha pedagog

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emision ‘Bilardo’ në MCN ka treguar për fëmijërinë e tij. Ai ka rrëfyer se është rritur në një familje të madhe prej 9 anëtarësh, ndërsa tregon dhe pengesat me të cilat është përballur për të mos vazhduar universitetin.

Unë jam rritur nga një fshat i vogël i quajtur Llakatund të Vlorës. Jam rritur në një familje të madhe me 9 fëmijë dhe para viteve ‘90 studentët e mi nuk e kuptojnë se kishte kushtëzim që nëse kishte një bursë në familje nuk mund të merrje një të dytë apo të tretë dhe unë kisha dy vëllezër më të mëdhenj që kishin shkuar në Universitete, prandaj kam qenë i detyruar që të punoj në bujqësi 6 vite dhe të bëja shkollën mesme të natës. Në shkollën e mesme të natës mbështesnin më të mirët dhe ishin mësuesit e mi ata që lobuan në komitetin ekzekutiv në Vlorë që unë të shkoja në shkollën e lartë ku ndoqa degën Ekonomi-Financë.

Më vjen keq që në Shqipëri ka një mendim të keq për shkollën e natës, por kur kam shkuar në Harvard për një program lidershipi pash që ata kishin shkollë nate dhe kur e pash ishin njësoj si ne bridhnin me vrap. Ëndrra ime kjo ishte të bëhesha pedagog sepse kisha rezultate të mira dhe kjo ëndërr mu realizua.

I pyetur kur ka hyrë në politikë dhe pse zgjodhi të pozicionohesh me të majtën, Malaj tha se politikë në nivel ndërkombëtar është angazhuar në vitin 1996.

Vendimi për të qëndruar me të majtën, profesorët e mi që kishin autoritet të mirë në fakultetin ekonomik erdhi me PS dhe unë ndoqa këtë rrugë. Ishin shumë kolegë dhe tre figurat kryesore të Partisë Socialiste ishin Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi dhe Fatos Nano dhe i dhanë politikës shqiptare për të çtensionuar një parti komuniste në progresiste.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy