Rama: Kam gjak italian, Tirana është pak Romë

Rama: Kam gjak italian, Tirana është pak Romë

Një festë shqiptare, një festë italiane. Tirana ka muaj që po përgatitet për finalen e Conference League. Dhe të mërkurën, ditën e ndeshjes, të gjitha zyrat publike do të jenë të mbyllura për të lehtësuar organizimin dhe menaxhimin e eventit.

Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë i emocionuar për këtë përballje.

Në një intervistë për italianen Corriere dello Sport, kreu i qeverisë shprehet se ka shpirt italian.

Gjyshja ime kishte gjak venecian. Dhe falë saj mësova gjuhën tuaj. Për mua italianët janë shqiptarë të veshur si Versace. Jemi vërtet të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet.

Rama etiketohet si ish-basketbollist, piktor, gazetar, filantrop, kreu i një qeverie që nga viti 2013, i cili i ka ndryshuar tërësisht fytyrën Shqipërisë.

Në nivel imazhi është një ngjarje e bujshme. Por për ne është edhe krenari të presim këtë finale. Deri para disa vitesh kombëtarja jonë nuk mund të luante në Tiranë sepse kishte një stadium të vjetër që nuk përmbushte standardet ndërkombëtare. Tani kryeqyteti po pret për herë të parë një finale europiane.

Ne u organizuam. Ata që nuk mund të hyjnë në stadium do të mund ta ndjekin ndeshjen në dy tifozeritë e rezervuara për mysafirët tanë. I kërkova ndihmë policisë në Romë dhe Roterdam, të gjithë po bëjnë përpjekje për të ofruar mbështetje.

Ai zbulon se ka përkrahur ekipin e Juventusit qysh kur ishte fëmijë, ndërsa shton se tani që Roma drejtohet nga Mourinho, është e vështirë për të që të zgjedh.

Isha magjepsur prej tij kur ishte te Interi, aq sa në atë periudhë më bëri të tradhtoja pak Juventusin... Le të themi se jam një lojtar i Juventusit nga Mourinho. E vërteta është se unë nuk jam ekspert futbolli.

Unë jam më i interesuar për trajnerët: prej tyre mund të mësoj karizmën, udhëheqjen, aftësinë për të menaxhuar një grup.

Mendoj se Feyenoord ka më pak shanse për të marrë kupën, si të thuash... Holandezët do të luajnë jashtë shtëpisë, sepse Tirana është një Romë e vogël. Të gjithë shqiptarët do të bëjnë tifo për Romën.

Lidhur me Marash Kumbullën tha se nuk e njeh personalisht, por e cilëson si një lojtar të fortë.

Ai ishte shumë i zoti për ta bërë Jose të ndryshonte mendje, duke fituar gradualisht hapësirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy