Tela: Protesta ka polarizim dhe një grup organizatorësh, por jo një strukturë që vendos si do të vijojë

Tela: Protesta ka polarizim dhe një grup organizatorësh, por jo një strukturë që vendos si do të vijojë

Protesta qytetare që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 40-të.

 

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se protesta ka pasur dy momente kulmore, ku në shesh janë mbledhur dhjetëra mijëra qytetarë, por sfida kryesore tashmë është mënyra se si do të vijojë lëvizja gjatë muajve të verës.

 

Sipas Telës, brenda protestës ekzistojnë qëndrime të ndryshme për mënyrën e organizimit të saj në vijim.

 

Askush nuk e priste që protesta të shkonte 40 ditë. Thoshin do të fillojë vera, pushimet, Kampionati Botëror dhe do të pakësohen. Por kampionati po mbaron dhe proetsta po vazhdon.

 

Ajo që po ndodh është dukuri e pritshme. Një pjesë e njerëzve mund të lodhen apo të kenë angazhime të tjera. Protesta ka patur dy ditë kulmore, me dhjetëra mijëra.

 

Pyetja është si vijon më tej. Ka përpara dy muaj, sidomos gushti, me idenë se duhet të kalojën dy muajt e nxehtë për ta riformësuar në shtator, kur fillon jeta reale e vendit dhe mund të ketë zgjerim të pjesëmarrësve.

 E rëndësishme është që grupi organizator të gjejë mënyrën se si ta zhvillojë në këto muaj.

 

Ka një grup që mendojnë se duhet të ketë një Kuvend ku organizatorët të vendosin si të vijojë dhe një grup tjetër, që mendon se duhet të vijojë kështu.

 

Të gjithë kanë rënë dakord për pesë kërkesat e protestës. Pikëpyetja se si do të vijojë, varet nga ata që e kanë organizuar.

 

Në këtë rast kemi polarizim të protestës dhe një grup organizator, por jo një grup që vendos si do të vijojë protesta. Ky është thelbi që e kanë në dorë organizatorët për të gjetur një zgjidhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy