“Femrat paguhen më pak”, dorëhiqet shefja e redaksisë së BBC-së në Pekin

“Femrat paguhen më pak”, dorëhiqet shefja e redaksisë së BBC-së në Pekin

Rikthehet debati për diskriminimin gjinor në BBC. Ka qenë dorëheqja e gazetares Carrie Gracie ajo që ka rindezur debatin. Gracie ka dhënë dorëheqjen nga selia e korrespondencës në Pekin, pasi ka denoncuar ndryshimin e madh në pagë me kolegët meshkuj, në avantazh të këtyre të fundit.

Rastit gjeti jehonë edhe në politikë, pasi kryeministrja Theresa May i kërkoi transmetuesit shtetëror BBC të bëjë transparencë mbi pagesat si edhe të tregojë gatishmëri për të zvogëluar diferencat.

Por pikërisht nga publikimi i disa të dhënave të tilla, Gracie kishte mësuar se paguhej më pak se kolegët që drejtonin zyrat e korrespondencës në SHBA dhe Lindjen e Mesme.

Vetë BBC nuk e mohon këtë diferencë, pavarësisht se thotë që i ka dhënë fund diskriminimit gjinor. Gracie ka kërkuar të rikthehet në redaksinë e BBC-së në Londër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy