LSI ‘shpall’ fitoren në Tiranë pa u mbullur votimi, Rama: Forcë e parë

LSI ‘shpall’ fitoren në Tiranë pa u mbullur votimi, Rama: Forcë e parë

Kandidati i LSI-së për deputet, Luan Rama, i cili garon i pesti në listë për Tiranën ka ‘shpallur’ fitoren e forcës së tij në këtë qark, ende pa u mbyllur procesi i votimit. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama pohoi se LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në kryeqytet.

Mes të tjerash ai u bënë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në votime në këto 1 orë e gjysmë që kanë ngelur nga mbyllja e qendrave të votimit në orën 19:00.

“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!”, citohet në mesazhin e Luan Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy