Borrell: Putin po e përdor grurin si armë

Borrell: Putin po e përdor grurin si armë

"Vladimir Putin po e përdor grurin si armë lufte".

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme Josep Borrell ndërsa fliste për radion France Info në prag të samitit të sotëm të krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

“Ka 20 milionë tonë drithë të ruajtura në Ukrainë që duhet të eksportohen” tha ai duke shtuar se më pas “duhet të krijojmë vend në magazina për korrjen e ardhshme”, theksoi ai. Në rrugët e eksportit të grurit ukrainas “duhet të gjejmë një rrugë alternative, rruga detare është shumë e vështirë, po punojmë”. Sa i përket idesë për hapjen e një korridori humanitar në Detin e Zi “mund ta imagjinojmë”, por “nuk mund ta bëjmë pa marrëveshjen e Rusisë, këto ujëra janë plot me mina”. "Ne kemi nevojë për një marrëveshje me Rusinë" dhe "ajo duhet të bëhet në nivelin e Kombeve të Bashkuara".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy