KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit, Ludovik Dodaj.

Në seancën dëgjimore më 4 qershor, Komisioni i Pavarur u Kualifikimit tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008.

Ndërsa, relatorja tha se atij i mungonin në analizën financiare të këtij viti një shumë prej 358 mijë lekësh.

Në fjalën e tij, prokurori Ludovik Dodaj tha se ishin llogaritur gabim shpenzimet në vitin 2007 dhe argumentoi se nëse uleshin ato shpenzime llogaritë e tij familjare balancoheshin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin e konfirmimit në detyrë të subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy