Hotel mbi det në Vlorë, Tomorri: Leja s'është dhënë konform ligjit, pronari i kompanisë i dyshuar nga antimafia italiane për lidhje me krimin

Hotel mbi det në Vlorë, Tomorri: Leja s'është dhënë konform ligjit, pronari i kompanisë i dyshuar nga antimafia italiane për lidhje me krimin

Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje për ndërtimin e një hoteli dykatësh brenda në det, në zonën e Lungomares në Vlorë. Lidhur me këtë çështje gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se kjo lojë nuk është dhënë konform ligjit dhe kritereve pasi përndryshe nuk do të kalonte me dokumentin e lejes së veçantë. Duke vijuar më tej, Tomorri tha se kjo leje është dhënë për kompaninë 'Avenis' në pronësi të biznesmenit Artur Shehut, i cili është i dyshuar nga antimafia italiane si i lidhur me krimin dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. "Leja nuk është dhënë konform kritereve që parashikon ligji sepse ka kaluar me dokumentin e rregullores së veçantë dhe kur jepet me këtë rregullore do të thotë që nuk është në përputhje me ligjin. Leja është dhënë për kompaninë 'Avenis' në pronësi të biznesmenit Artur Shehu dhe që jeton në SHBA. Nga një denoncim i bërë nga projekti për korrupsionin dhe krimin e organizuar rezulton të jetë i dyshuar nga antimafia italiane për lidhje me mafian dhe me tjetërsimin e pronave në bregdet. Fenomen që ndodh shpesh kur persona me background marrin leje për të ndërtuar në bregdet dhe kryeqytet. Ligji nuk ka filtrat e mjaftueshme. Qeverisë i intereson të japë leje ndërtimi pa kriter, pa parë background-in se nga vijnë paratë që do të investohen. Kemi raste me precedent apo të dyshuar për lidhje me krimin kanë marrë statusin investitor strategjik".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy