Kishte plagosur Noyzin, vritet nga babai i tij Albert Krasniqi në Kosovë

Kishte plagosur Noyzin, vritet nga babai i tij Albert Krasniqi në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën dhe Kosovën pasi një person i quajtur Albert Krasniqi është ekzekutuar nga babai i tij. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se aktualisht është arrestuar babi i Krasniqit, ndërsa si provë materiale është edhe arma.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, ndërsa si Alberti ashtu edhe babi i tij njihen në Prishtinë si persona të pasur.

Alberti ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Ata gjithashtu janë prindër edhe të një vajze.

Ndërkohë Alberti nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Në 2016 ai ka marrë një dënim për shkak të plagosjes së reperit shqiptar Rigels Rajku, ose siç njihet ndryshe Noyzit.

Ai ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para, raporton Express. Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë. Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë, ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy