Çipi: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë buxhet për mbrojtjen, kanë armiq në kufi (VIDEO)

Çipi: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë buxhet për mbrojtjen, kanë armiq në kufi (VIDEO)

Gazetari Kastriot Çipi deklaron se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë buxhet për mbrojtjen, armatim dhe aleanca pasi kanë armiq në kufi dhe duhet t’i bëjnë ballë një sulmi të mundshëm serb.

Ai deklaroi për “MCN Informacion se situata e tensionuar e kohëve të fundit kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë buxhet për mbrojtjen, armatim dhe aleanca pasi kanë armiq në kufi dhe duhet t’i bëjnë ballë një sulmi të mundshëm serb. Dronët po përdoren shumë. 

Unë po të isha Kryeministër do blija dronë dhe nga Irani. Dhe kur vjen puna për të mbrojtur Shqipërinë dhe Kosovën, nuk do hezitoja që të blija dhe nga Irani.

Çipi ndan bindjen se Izraeli nuk e do paqen me Iranin dhe do të prishë tentativat e Donald Trump për armëpushim dhe paqe.

Ai deklaroi se rendi i ri botëror do të jetë multipolar dhe nuk do të ketë drejtimin asnjë qeveri e vetme. 

Mendoj se do jetë multipolar, ku Kina dhe Rusia do jenë pole, nuk besoj se ka shumë në dorë çfarë t’iu kushtëzojë Bashkimi Europian.

 Nuk do të jetë Trump drejtuesi i këtij rendi të ri botëror. Të shpresojmë se Trump do të dijë ti ulë të dy palët në tryezë. 

Sulmi i SHBA ishte mesazh për Iranin dhe pa dëme të mëdha. Rritja e buxhetit të NATO-s në 5% të PBB-së, është lajm i keq për Shqipërinë. NATO ka qenë instrument i agjendës amerikane, por shtimi i buxhetit për mbrojtjen është lajm i keq, madje pres që Kryeministri të dalë dhe të thotë që nuk do i rrisim pensionet, pasi do rrisim fondin për mbrojtjen.

 Është garë për armatime, por është garë që e paguajnë popujt dhe e fitojnë elitat. 

Duhet të ketë përpjekje për paqe dhe jo lufte. Nuk mendoj se Netanyahu do të heqë dorë për të ndryshuar qeverinë e Iranit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy