Përmbytjet në Shkodër/ Bashkia: 100 banesa vijojnë të jenë të rrethuara nga uji (VIDEO)

Përmbytjet në Shkodër/ Bashkia: 100 banesa vijojnë të jenë të rrethuara nga uji (VIDEO)

Qarku i Shkodrës vijon të paraqesë problematika si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Në raportimin e bërë ditën e sotme, Bashkia thotë se 2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë, ndërsa rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1, është jashtë funksionit.

Problematike mbetet situata edhe në fshatrat Shirq-Darrgjat pasi rruga është e bllokuar për shkak se ka prezencë të ujit mbi 1 m, ndërsa 100 shtëpi vijojnë ende të jenë të rrethuara nga uji.

Bilanci i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 30.01.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 30.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.35m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 28cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 2785 Ha

Tokë e pakultivuar 588 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1960 Ha

Grurë 130 Ha

Bimë Dekorative 77 Ha

Pemtore 27 Ha

Sera ​​ 3 Ha​​​​

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.

Rruga Muriqan – Goricë ka prezencë uji rreth 20cm.

Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 70-80cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 290 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 845 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 70 Ha

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m

100 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Sipërme, Bërdicë e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Të pakultivuara 40 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha

Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshatin Zues (tokat në fushën e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha

Pemtore 2 Ha

-Kërkohet gatishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situatës.

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit”, Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy