BSH injektim rekord në qershor, 71 mln euro janë hedhur në treg në një muaj

BSH injektim rekord në qershor, 71 mln euro janë hedhur në treg në një muaj

Sasia e parave në qarkullim jashtë sektorit bankar ka shënuar rritje rekord në qershor. Nga 405,6 miliardë në fund të muajit maj, sasia e parave në qarkullim është rritur në 412,8 miliardë.

Prej 7.1 miliardë lekësh, afërsisht 71 milionë eurosh brenda një muaji. Kjo shtesë flet qartë për përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të tërhequr sa më shumë euro nga tregu me synim që monedha e përbashkët europiane mos të bjerë nën kufirin psikologjik prej 100 lekësh.

Drupal Ad

 

 

 

Për të kuptuar sa e fortë është kjo rritje e parasë në qarkullim jashtë bankave, mjafton të sjellim në vëmendje, që përgjatë gjithë vitit 2023, sasia e parave në qarkullim u shtua me 6.8 miliardë lekë, apo afërisht 68 milionë euro.

Nuk ka ende të dhëna të sakta të sasive të euros që Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu përmes blerjeve, por aktorët e tregut konfirmojnë se ajo ka qenë shumë aktive në blerjet e valutës veçanërisht me afrimin e sezonit turistik, I cili shoqërohet edhe me rritjen e flukseve të valutës që sjellin me vete prurjet turistike.

Shtimin e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të tërhequr euro nga tregu përmes blerjeve me leke, e konfirmon dhe treguesi i njohur si Agregati Monetar M2, i cili mat paranë jashtë bankave dhe depozitat bankare në lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë.

Ky agregat arriti në 5.7%, niveli më i lartë që prej janarit 2022. Rritja e shpejtë e tij tregon se në ekonomi po injektohet me shpejtësi sasi të konsiderueshme monedhe kombëtare.

Ajo që dihet me siguri është që Banka e Shqipërisë rriti për vitin 2024 kufirin e planifikuar të blerjes së monedhës së përbashkët evropiane në treg në nivelin 330 milionë. Veprim që, po t’i referohemi aktorëve të tregut, do të japë efekte të papërfillshme në përpjekjet për ndërprerjen e nënçmimit të euros.

Vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, tha në Kuvend se e vetmja mënyrë për të ndalur zhvleftësimin e monedhës evropiane është ndalimi i plotë i pagesave në euro në Shqipëri në vend të pagesave në lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy