
Regjimi i sanksioneve anti-ruse të Bashkimit Evropian nuk ka arritur as të gjunjëzojë Rusinë dhe as të arrijë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë për gazetën gjermane Bild. “Sanksionet nuk kanë funksionuar. Jam i befasuar që ne rezultuam të paaftë për t’i formuluar ato siç duhet”, tha Orban. Bashkimi Europian nuk ia ka dalë as “të gjunjëzojë Rusinë” dhe as të arrijë paqen në Ukrainë, shtoi kryeministri. “Asgjë e tillë nuk ndodhi” theksoi Orban. Ai e konsideron dërgimin e armëve në Ukrainë si mënyrë të gabuar, nuk beson në një fitore të ushtrisë ukrainase dhe nuk supozon se Vladimir Putin do të bjerë së shpejti.



