U ekzekutua në Ekuador, nëna e Adriatik Tresës: Kishim 10 vjet që nuk e shikonim

U ekzekutua në Ekuador, nëna e Adriatik Tresës: Kishim 10 vjet që nuk e shikonim

Trupi i pajetë i Adriatik Tresës, i cili u ekzekutua njëmbëdhjetë ditë më parë në Ekuador, nuk ka mbërritur ende në familjen e tij. Familja Tresa banon në fshatin Baldushk të Tiranës, ndërsa ka hapur dyert e mortit dhe pret t’i sjellin trupin e 40-vjeçarit. “TvT” udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt fshatit në periferi të Tiranës, ndërsa në vilën katërkatëshe të kryefamiljarit Shefqet Tresa, gjendeshin më të afërmit e Adriatikut.

Të hidhëruar për humbjen e djalit të tyre, asnjë familjar nuk pranoi të fliste para kameras për ngjarjen që ka ndodhur në Ekuador. “Nuk jam në gjendje të flas tani, të presim të vijë trupi dhe do të flasim në një tjetër moment”, na tha Shefqet Tresa, teksa refuzonte që të bashkëbisedonte me ne.

Babai i 40-vjeçarit u shpreh jashtë kamerave që nuk dinë shumë rreth motivit të kësaj ngjarjeje, ndërsa theksoi se në Ekuador kanë paguar një avokat, i cili do të merret me zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve. “Adriatiku ka lënë pas tre fëmijë, njëri nuk ka ardhur ende në jetë. Nusja është shtatzënë, 7 muajshe. Do të jetë ajo që do ta sjellë trupin këtu tek ne”, na tregoi babai i 40-vjeçarit.

Në oborrin e shtëpisë doli edhe nëna e Adriatikut, të cilës nuk i shteruan lotët në asnjë moment. Pengu që ajo na shprehu ishte se prej 10 vitesh nuk e kishte parë në asnjë moment djalin e saj. “Kam 10 vjet që nuk e shoh dhe tani ma vranë. Nuk e di se çfarë ishte kjo që ndodhi, ne do ta ndjekim të drejtën për djalin tonë. Kanë dalë shumë fjalë se është i përfshirë në krime, por asgjë nuk është e vërtetë”, u shpreh Xhevrije Tresa.

Vëllai i 40-vjeçarit theksoi se Adriatiku nuk është i përfshirë në asnjë vrasje dhe se të gjitha ato që thuhen në media janë të pavërteta. Ai hedh poshtë gjithçka është shkruar në mediat shqiptare e të huaja. “Ne do të flasim pasi të na vijë trupi dhe të mbarojmë këto halle që kemi. Të gjitha ato që janë thënë në media janë të pavërteta. Shkruhet në media se Adriatik Tresa është i përfshirë në vrasjen e Ilir Hidrit. Nga doli kjo, ku e gjetën? Të gjitha këto që janë thënë do t’i ndjek në gjykata”, tha vëllai i 40-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy