Një vit më parë thumbonte Eneda Tarifën, ndërsa Eneda i kthen borxhin

Një vit më parë thumbonte Eneda Tarifën, ndërsa Eneda i kthen borxhin

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, vitin e kaluar ishte përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.

Mirëpo, ajo nuk pati përkrahjen e këngëtares Linda Halimi e cila kishte bërë një status në rrjetet sociale duke thënë se “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetës, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me këngë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay!”.

E me një këngë me ritëm të njëjtë u paraqit  Linda e cila e përfaqëson Shqipërinë në Eurosong këtë vit.

Këngëtarja Eneda ka dhënë mendimin e saj lidhur me performancën e Lindës.

“Linda ka bërë një status të pa menduar mirë, mirëpo Linda i përket Kosovës prandaj ajo duhet ta ketë përkrahjen e Kosovës, të Shqipërisë dhe çdo muzikanti shqiptarë. Duke qenë qe çdo vit vjen presion në Eurosong, pavarësisht kësaj Linda ka interpretuar në formë të mrekullueshme. Shpresojë se do të shkojë në finale dhe e shoh të favorshme në grupin në të cilin bënë pjesë, pasi nuk është si grupi im vitin e kaluar ku kishte këngë më të mira dhe përformanca  mijëra euro kurse nata e sotshme është më modeste”, ka thënë Eneda.

E pyetur se si e sheh Kosovën në vitin e ardhshme si pjesëmarrëse në këtë festival, Eneda ka thënë se është shumë mirë që në një Eurovizion të marrinë pjesë dy shtete në të cilat flitet shqip dhe se Kosova e meriton një pjesëmarrje të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy