10 ushtarë të vrarë nga sulmet në juglindje të Turqisë

10 ushtarë të vrarë nga sulmet në juglindje të Turqisë

Të paktën 10 ushtarë turq u vranë sot nga trazirat në juglindje të vendit, në dy incidente të ndara.

Autoritetet fajësuan Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi agjencia turke e lajmeve “Dogan”.

Katër ushtarë u vranë dhe gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën nga një shpërthim bombe në anë të rrugës, në provincën Mardin.

Më vonë, gjashtë ushtarë u vrarë dhe një tjetër u plagos në përleshjet në provincën Sirnak, rreth 150 kilometra në lindje të vendit.

Kryetari i Idil, një distrikt në Sirnak nga një parti prokurde, u arrestua së fundmi, pas heqjes së më shumë se 24 kryetarë komunash, kryesisht kurde në juglindje, të cilët janë zëvendësuar nga të emëruarit besnikë të qeverisë në Ankara.

Bisedimet e armëpushimit mes PKK-së dhe qeverisë u ndërprenë vitin e kaluar.

Që atëherë, më shumë se 2 000 persona, duke përfshirë civilë, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe militantë kanë vdekur për shkak të dhunës.

Më shumë se 40 000 njerëz kanë vdekur në luftën 30-vjeçare mes palëve.

Ankaraja e konsideron PKK-në një grup terrorist që kërkon autonomi dhe më shumë të drejta për pakicën kurde në Turqi, të cilët shpesh janë ankuar për diskriminim sistematik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy