Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, Presidenca u jep përgjigje 72 pyetjeve

Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, Presidenca u jep përgjigje 72 pyetjeve

Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e radhës për vendimin e Kuvendit lidhur me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Të enjten, përfaqësuesi i presidencës kërkoi 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për 72 pyetjet që i drejtuan kryetarja e GJK, Vitore Tusha si edhe gjyqtarët Fiona Papajorgji, Përparim Kalo, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.

Seanca e së hënës vjen pas dy seancave të mbajtura javën e kaluar. Në seancën e së hënës,  me objekt shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, trupa rrëzoi një kërkesë të presidencës për dorëheqje të tyre, si të pabazuar në ligj. Kuvendi dhe mazhoranca përfaqësohen nga Lindita Nikolla, kryetarja e parlamentit dhe Klotilda Bushka e Taulant Balla.

Ndërkohë, kreu i shtetit në rrjetet sociale publikon një foto buzë liqenit.

“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy