Detaje nga dosja e ushtarakëve/ Kishin kontrolluar disa herë territorin, por s’kishin raportuar për kanabis

Detaje nga dosja e ushtarakëve/ Kishin kontrolluar disa herë territorin, por s’kishin raportuar për kanabis

MCN TV zbardh të tjera detaje nga dosja e tre ushtarakëve të repartit të Zall Herr-it që u lanë dje në burg, pasi në repart u gjet kanabis i kultivuar. Bie në sy fakti qa ushtarakët e kanë kontrolluar disa herë territorin në muajit qershor dhe korrik dhe në procesverbale nuk kishin raportuar për kanabis. Më 25 korrik është kryer kontrolli i fundit në zonë. 

Specialisti i zbulimit  Rustem Koçi, bashkë me rreshterin Gentian Zhurda dhe kryekapterin Gramoz Mullai dhe kryekapterin Arben Muça zhvillua kontroll në repartin 1060 dhe nuk konstatuan asgjë të dyshimtë. Zhurda do të shprehej se reparti ishte shumë i pyllëzuar, dhe ishte i pamundur të kontrollohej 100 për qind, për më tepër në kushtet kur ushtarakët nuk zotëronin mjetet e nevojshme. 

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për tre ushtarakët Gramoz Mullai; Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, të cilat akuzohen për shpërdorim detyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy