Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se një datë për një pushtim në Rafah është caktuar, sipas një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Telegram.
Netanyahu nuk tha se cila ishte data. Ai theksoi gjithashtu se "hyrja në Rafah" ishte e nevojshme për një "fitore të plotë ndaj Hamasit".
Komentet e Netanyahut vijnë pasi Izraeli tha se ishte tërhequr nga Khan Younis në Gazën jugore pas muajsh luftimesh të ashpra që lanë pjesën më të madhe të qytetit në gërmadha.
Rafah, ku vlerësohet se janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë, ndodhet në pjesën më jugore të enklavës së rrethuar.



