
Për të mposhtur Putinin, ose të paktën për ta ndëshkuar seriozisht atë, duhet kuptuar se kush është ai.
Për fat të keq, shumë njerëz në Perëndim ende e shohin atë si një lider politik legjitim, debatojnë rreth ideologjisë së tij dhe kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij.Ky është një gabim serioz që gjeneron gabime të reja dhe e ndihmon Putinin të mashtrojë kundërshtarët e tij vazhdimisht.
Kështu shkruan Julia Navalnaya në një editorial në Washington Post.
"Putini nuk është politikan, ai është një gangster”, shprehet e veja e Navalny.
Më tej ajo shkruan se Navalny u bë i njohur në Rusi dhe i urryer nga Putini pikërisht sepse, që nga fillimi i luftës së tij, ai e përshkroi hapur atë dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin marrë dhe përdorur fuqi vetëm për të pasuruar veten dhe për të realizuar ambiciet e tyre personale.



