360 pilula Viagra dhe një udhëtim i stafit presidencial në disa vende afrikane. Këto dy elemente të lidhura bashkë kanë shkaktuar dyshime, të cilat e kanë detyruar stafin e presidencës së Koresë së Jugut të shpjegojë blerjen e tabletave që përdoren për çrregullimet e ereksionit.
Në shpjegimin zyrtar thuhet se medikamenti është blerë për të trajtuar problemet që stafi ka pasur me lartësinë gjatë udhëtimit me avion.
Shpjegimi zyrtar erdhi pasi një deputet i opozitës publikoi fakte që provonin se zyra e Park Geun-hye e kishte blerë pilulën blu në sasi të mëdha vitin e kaluar.
Zyra e presidentit njoftoi se ilaçi nuk ka të bëjë me problemet e ereksionit, por me ato që kanë shkaktuar udhëtimet me avion që stafi i Presidencës kishte kryer në Etiopi, Ugandë dhe Kenia.



