Ja cilët janë senatorët amerikanë që do marrin pjesë në 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ja cilët janë senatorët amerikanë që do marrin pjesë në 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Delegacioni i rëndësishëm i senatorëve me shumë peshë do të vijnë në Kosove, te udhëhequr nga miku i madh Senatori republikan John McCain.

Siç raporton edhe Express, ata do te japin përkrahjen për shtetin e Kosoves. Vizita e tyre do të ndodh në ditën kur kremtohet 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Senatori McCain ka një qëndrim tepër të ashpër ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit. Para disa kohësh, ai e quajti Putinin kriminel e vrasës.

“Tani, unë besoj se Vladimir Putin është vrasës dhe kriminel. Ai është një produkt i KGB­së dhe do të shfrytëzojë çdo përparësi, që mund të sigurojë”, kishte thënë McCain.

Edhe Administrata e Presidentit të ri të SHBA-së ka konfirmuar vazhdimin e përkrahjes për Kosovën.

Kështu, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka thënë se FSK­-ja duhet të shndërrohet në ushtri derisa Serbia duhet ta njohë Kosovën para se të behet pjese e BE-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy