
Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është vetëvrarë në 24 orët e fundit në Prishtinë. Një grua dyshohet se është vrarë si pasojë e një grabitjeje në rrugën “Dalip Alshiqi”.
Viktima ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në makinë, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha sendet me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.
Bashkëshorti dhe dy fëmijët ia kanë dalë të largohen nga makina. Po dje në mbrëmje pas një konflikti dhëndri ka goditur me thikë për vdekje vjehrrin. Ndërsa mëngjesin e sotëm një person ka rënë nga lartësia, ku dyshohet për vetëvrasje.



