Protesta e zhvilluar në Tiranë ka hyrë në ditën e 80-të, duke u shndërruar në një nga protestat më të gjata të zhvilluara pa ndërprerje gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Qytetarët janë mbledhur prej 80 ditësh në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
E njohur si “Revolucioni i Flamingove”, protesta ka marrë forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te tubimet e përditshme para institucioneve.
Gjatë ditëve të fundit, protestave iu është bashkuar edhe diaspora, duke i dhënë një tjetër dimension lëvizjes.
Pavarësisht kohëzgjatjes, protestuesit vijojnë të mblidhen në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre politike mbeten të pandryshuara.



