
Pas protestës mbi 8-orëshe që nisi që në 07:00 të mëngjesit në Zubin-Potok, protestuesit serbë janë larguar nga godina e komunës.
Pranë kësaj godine ka prani të shtuar të forcave të KFOR-it e po ashtu të Njësitit Special të Policisë së Kosovës. Ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish të martën në të njëjtën orë.
Protestues janë vendosur po ashtu para ndërtesave të komunave në Zveçan, Zubin-Potokut e Leposaviç.
Lista Serbe tha se është duke pritur një përgjigje nga KFOR-i, në kërkesën e tyre që Njësia Speciale e Kosovës të largohet nga Komuna e Zveçanit.
Misioni i NATO-s në Kosovë deklaroi se po punon bashkë me stafin për qetësimin e situatës në Veri.



