Bayern shkon me mungesa në përballjen me meksikanët, Thomas Muller pozitiv me Covid

Bayern shkon me mungesa në përballjen me meksikanët, Thomas Muller pozitiv me Covid

Finalja e sotme e Botërorit të klubeve midis  Bayern Munchen dhe Tigres së Meksikës në Doha të Katarit do të jetë një provë shumë e rëndësishme për gjigantët bavarezë.

Ecuria pozitive e 30 herë kampionëve të Bundesligës si në kampionat ashtu edhe në kupat e Europës i favorizon dukshëm në mbrëmjen e sotme, pavarësisht faktit se përballë do të kenë një nga skuadrat më të forta në  kampionatin meksikan.

Edhe pse akoma nuk është konfirmuar mungesa e Leon Goretzkas dhe spanjollit Javi Martinez, sipas të përditshmes "Mundodeportivo", do t'i bashkohet edhe ajo e një nga pikave kyçe të ekipit, siç është Thomas Muller, i cili është prekur nga Covid-19.

Megjithatë, në ndeshje të këtij kalibri, Bayern Munchen gjithmonë i ka treguar vlerat e jashtëzakonshme që mbart, duke përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Këtë fakt e evidentojnë më së miri 6 fitoret radhazi në ndeshjet e fundit, duke ia bërë edhe më të lehtë rrugën drejt arritjes së objektivave të këtij sezoni.

Nga ana tjetër duhet theksuar se Tigres deri më tani e ka prezantuar veten shumë mirë në Botërorin e klubeve duke mposhtur  japonezët e Ulsan Hyundai-t si edhe një prej ekipeve më të famshme të Brazilit  si dhe kupës Santander Libertadores  siç është Palmeiras. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy