Rusi, urdhër arresti për kampionin e shahut Kasparov

Rusi, urdhër arresti për kampionin e shahut Kasparov

Gjykata e qytetit të Syktyvkar në Rusi lëshoi një urdhër arresti në mungesë për kampionin botëror të shahut dhe bashkëthemeluesin e Forumit Rusia e Lirë (FRF), Garry Kasparov, së bashku me disa aktivistë të tjerë.

Urdhri i arrestit u lëshua me akuzën e krijimit të një “komuniteti terrorist, financimit të veprimtarive terroriste dhe për nxitjen e terrorizmit publik.

U arrestuan gjithashtu aktivistja Yevgeniya Chirikova, ish-drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Ruse të Solidaritetit Ivan Tyutrin dhe ish-deputeti Genadi Gudkov.

Kasparov u largua nga Rusia në vitin 2013 dhe aktualisht jeton në Nju Jork.

Ai bashkëthemeloi Forumin Rusia e Lirë së bashku me aktivistin Ivan Tyutrin në vitin 2016. Forumi prezantohet si një alternativë intelektuale ndaj regjimit aktual politik në Rusi. Në fillim të këtij viti Kasparov u shtua nga Moska në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy