Dasho: Tetori rozë përdoret për propagandë, lufta kundër kancerit kërkon angazhimin e gjithë sistemit

Dasho: Tetori rozë përdoret për propagandë, lufta kundër kancerit kërkon angazhimin e gjithë sistemit

Mjeku Erion Dasho thotë se qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe të parët që preken nga kjo janë të sëmurët me sëmundje tumorale. Në studion e MCN Informacion, Dasho tha se duhet hartuar një plan i qartë parandalimi dhe diagnostikimi të hershëm, i cili shtrihet përgjatë gjithë vitit dhe jo të përdoret për propagandë një muaj i caktuar. 

 

Këtu nuk çalon vetëm problemi i medikamenteve dhe pajisjeve. Parandalimi dhe mamografia duhet të kryhet gjatë gjithë vitit. Duhet të ketë në çdo rreth një qendër mamografie. Flet km për AI. I ka bota të tilla. Nëse investon ngrihet një program i centralizuar i mbështetur nga AI. Kështu mendojnë shtetet e përgjegjshme, jo ta përdorin tetorin rozë për propagandë. 

 

Sapo janë vënë në përdorim algoritme të AI që parashikojnë 10 ose 20 vjet para shfaqjes sëmundje të rënda si tumoret. Nëse duam ta fusim në shina këtë, duhet të mendojmë për parandalimin. Është sëmundje që kërkon angazhimin e sistemit shëndetësor nga A te Zh. Sistemi shëndetësor shqiptar ka 12 vjet që është shkatërruar. Nuk mund të ketë parandalim për tumoret nëse organizohet një check up si ai që është aktualisht, klientelizëm i pastër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy