Çela: Herët të flasim për kapitull të ri në PD. Ndryshimet në qeveri pa logjikë meritokracie! (VIDEO)

Çela: Herët të flasim për kapitull të ri në PD. Ndryshimet në qeveri pa logjikë meritokracie! (VIDEO)

Analisti Erlis Çela duke folur në MCN Live mbi tryezën e djeshme të deputetëve demokratë, tha se është herët për të folur nëse kemi një kapitull të ri brenda PD.

Çela tha për momentin nuk mund të flasim për mbështetje ndërkombëtare për Gazment Bardhin apo Lulzim Bashën.

Analisti u shpreh se një pjesë e deputetëve në tryezën Bardhi-Berisha kanë bërë kalkulime në lidhje me karrierën e tyre politike. 

Besoj se është herët për të thënë nëse kemi të bëjmë me një kapitull të ri në PD. Ka një ndërgjegjësim të disa deputetëve për të gjetur disa baza ku mund të realizohet një lloj bashkëpunimi. Brenda grupit që u mblodh dje ka shumë mendje që mendojnë ndryshe nga njëri tjetri. Pjesa e deputetëve që shkuan si mbështetës të z.Bardhi ende janë në pozicionin që s’e pranojnë Berishën si lider të PD dhe kërkojnë proces të ri. Shpresoj që kjo nismë t’i shërbejë opozitës të funksionojë si grup, me një forcë më të madhe nga ç’ka funksionuar. Me sa kuptoj unë kjo pjesë e opozitës që ka gjetur një formë bashkëpunimi mendon shumë afatshkurtër, çfarë do bëjë nga shtatori në Parlament. Ndoshta një pjesë e atyre deputetëve që u ulën përballë Berishës, kanë bërë edhe kalkulimet e veta për karrierën e tyre politike. Por kanë humbur shumë kohë politike, i kanë krijuar komoditet qeverisë. Kanë detyrimin për të thënë pse kemi pritur dy vite. 
Pavarësisht ambicieve që mund të ketë z.Bardhi, është një i ri në politikë, në politikën aktive. Ai është promovuar në politikë si mbështetës i z.Basha. Nuk kam parë asnjë shenjë që kjo lëvizje e z.Bardhi të ketë bekimin e faktorit ndërkombëtar. Vjeshta do ketë takime. Nuk e di nëse ambasadori i ri amerikan, kë do zgjedhë të takojë nga opozita. Por në këtë moment nuk mund të flasim për mbështetje për grupin që u takua me Berishën, por nuk mund të flasim as për mbështetje për z.Basha që u rikthye në PD
”, tha Çela.

Lidhur me çështjen e rrjedhjeve të të dhënave në TIMS, dhe komisionit parlamentar që pritet të ngrejë opozita, Çela tha: “Çështja e rrjedhjes së të dhënave të TIMS është një pikëpyetje e madhe. Nuk kemi patur një lloj pranimi të ndërhyrjes në sistem. Kjo kokëfortësi e qeverisë, e z.Balla dhe kryeministrit që e kanë etiketuar si fake news, nuk përputhet me qëndrimin e amerikanëve dhe kallëzimin e AMP-së. Aty kemi një material për t’u hetuar, një kauzë ku opozita mund të kapet, nuk e di nëse do nxjerrin diçka nga një komision i tillë”.

Analisti vuri në dukje se ndryshimet në qeverinë Rama u bënë pa një analizë dhe pa një logjikë meritokracie. 

Në tre mandate s’kemi pasur ndonjëherë analizë, pse Rama heq njërin dhe heq tjetrin. Një arsye kryesore është mbyllja e halleve që ka qeveria me drejtësinë. Në opinionin publik është marrë një mesazh sikur Rama i ka lëshuar. E kam fjalën për znj. Krifca, apo znj. Xhaçka. Janë disa emra që ne si media dhe opinioni publik i priste që të lëviznin nga kabineti qeveritar.  Ende jemi larg një realiteti të tillë ku të hetohet një kryeministër në detyrë, një ministër në detyrë. SPAK-u s’na ka zbritur nga qielli. Edhe me kaq rezerva sa kemi duhet të jemi mbështetës të kësaj drejtësie, sepse s’kemi asnjë alternativë tjetër. Hallkat politike s’na funksionojnë, presioni i shoqërisë civile, medias nuk funksionojnë.  Në këndvështrimin tim janë ndryshuar pak ministri. Ka problematika në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk ka një yll në qeveri që të themi është i paprekshëm. Emrat që ikin dhe vijnë nuk kanë një logjikë politike në mes. Pse Manastirliu shkoi nga Shëndetësia te Arsimi?! Publiku s’di asgjë për këtë. Përtej emrave s’ka një analizë, s’ka transparencë dhe logjikë meritokracie. E shikoj problematik ndryshimin në qeveri dhe të pamjaftueshëm”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy