Edhe këtë fillim jave, astrologia Elena Demollari për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndau parashikimin javor për të 12 shenjat e Zodiakut përmes letrave Tarot.
Sipas saj, java në përgjithësi do të jetë e mirë, ndërsa për shumicën e shenjave parashikohen përfitime të vogla materiale, qartësi shpirtërore dhe vendime të rëndësishme.
Dashi
Keni kaluar disa lëkundje financiare, por kjo javë sjell stabilitet.
Do të ketë shpenzime, udhëtime të gjata dhe vendime të mëdha. Megjithëse gjërat mund të duken të turbullta, do të ketë qartësime dhe mundësi për të ecur përpara.
Demi
Java sjell konkurrencë dhe nevojë për të shmangur debatet, sherret dhe konfliktet.
Përfitimet financiare do të jenë të vogla. Do të merrni një lajm të mirë dhe një jo shumë të këndshëm, por nga ana shpirtërore do të gjeni qetësi dhe energji pozitive.
Binjakët
Kontrata pune dhe firma janë në fokus, ndaj këshillohet konsultimi me një avokat.
Do të përballeni me ngarkesë dhe pak probleme shëndetësore, por nuk do të dorëzoheni.
Parashikohet rritje ekonomike, fejesë, martesë apo pritje fëmije. Java sjell energji shumë pozitive.
Gaforrja
Duhet të tregoni kujdes ndaj prishjes së planeve, por do të ketë edhe lot gëzimi.
Shmangni personat xhelozë dhe me qëllime të fshehta.
Çështjet e mbetura pezull do të zgjidhen me kreativitet. Përfitime të vogla financiare dhe lajme të gëzuara janë në horizont.
Luani
Besoni më shumë intuitës suaj. Mund të ketë paqartësi në dashuri dhe punë, si dhe iluzione që duhet t’i shmangni.
Kujdes nga personat me dy fytyra dhe tentativat për manipulim.
Pengesat do të kalohen dhe dikush mund t’ju kërkojë falje këtë javë.
Virgjëresha
Do të gjeni zgjidhje në lidhje me biznesin.
Udhëtime dhe komunikime të shumta, por edhe pasiguri e përkohshme. Kujdes nga ndërhyrjet e të tjerëve dhe xhelozia në dashuri. Në fund, gjithçka do të stabilizohet pozitivisht.
Peshorja
Mund të ketë tensione dhe prishje marrëdhëniesh, si dhe rrezik tradhtie.
Megjithatë, lajmet e mira, ribashkimet dhe rregullimi i situatave do t’ju bëjnë të dilni fitimtarë. Fati është në anën tuaj.
Akrepi
Jeni punëtorë dhe kjo javë sjell përfitime. Dokumente, viza, kontrata apo firma janë në fokus.
Jepini vetes kurajo, pasi stabiliteti po vjen dhe dëshirat tuaja mund të bëhen realitet.
Shigjetari
Java mund të nisë me debate dhe zhgënjim në dashuri. Kujdes nga manipulimet.
Biznesi shënon ngritje, ndërsa në fund të javës vjen rritje shpirtërore. Kujdes nga personat xhelozë.
Bricjapi
Mund të përjetoni bllokime mendore, por mos i merrni gjërat me nxitim.
Kujdes nga spiunazhi dhe miqësitë e rreme. Përfitime të vogla financiare dhe realizim projektesh të menduara prej kohësh.
Ujori
Ngarkesë e madhe në punë dhe nevojë për të larguar iluzionet.
Kujdes nga personat me dy fytyra. Firmosje kontratash dhe gjykim marrëdhëniesh. Çështjet pezull do të zgjidhen me kreativitet.
Peshqit
Lot gëzimi pas një periudhe traumatike. Kujdes shëndetin këtë javë.
Do të ketë disa pengesa, por do t’i kaloni me maturi. Në fund, lajme të gëzuara dhe lehtësim shpirtëror.



