Kundërshtojnë fizikisht policinë, 1 në pranga, 2 në kërkim

Kundërshtojnë fizikisht policinë, 1 në pranga, 2 në kërkim

Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas kundërshtimit fizik të punonjësve të policisë. Kreshnik Ferrollari, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje është vënë në pranga, ndërsa u shpallën në kërkim G. R., 29 vjeç, banues në Tiranë  dhe N. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja në të cilën janë përfshirë tre personat e mësipërm ka ndodhur më 10 janar, rreth orës 17:00, në rrugën "Loni Ligori". Ferrollari  në bashkëpunim me shtetasit N. Sh. dhe G. R., kanë goditur me sende të forta shtetasit A. H. dhe A. Sh., ku ky i fundit ndodhet i shtruar në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Rreth orës 00:10, të datës 16.01.2017, shtetasi Kreshnik Ferrollari, është konstatuar nga shërbimet e policisë, i cili ka qënë në shoqëri të shtetasve N. Sh. dhe G. R., të cilët kanë filluar të kundërshtojnë punonjësit e Policisë për shoqërimin e tyre në Komisarait dhe kanë kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, ku Kreshnik Ferrollari ka dëmtuar edhe mjetin e policisë gjatë shoqërimit të tij.

Dy shtetasit e tjerë N. Sh. dhe G. R., kanë arritur të largohen. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik e kryer në bashkëpunim", "Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim" dhe "Shkatërrim prone", në ngarkim të shtetasit Kreshnik Ferrollari. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik e kryer në bashkëpunim" dhe "Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim", në ngarkim të shtetasve N. Sh. dhe G. R.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy