
Teksa kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet më 20 qershor, në rend dite do të jetë miratimi i anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, që më pas do të çojnë në zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Këtë fakt, analisti Mentor Kikia, në studion e “MCn live”, nuk e quan lajm të ri, teksa shpreh bindjen se tashmë kryetar do të konfirmohet Lulzim Basha. Sipas Kikisë, këto janë cic-mice politike pa garë, që tregojnë se sa është i drejtë procesi i demokracisë së brendshme në të dyja PD-të. "Mendoj se këtu nuk ka më asnjë lajm asnjë të re, do të jetë një proces zgjedhor që do të konfirmoj Lulzim Bashën si kryetra të PD-së, pasi mendoj që ajo që po bënte interes ishte lufta e para vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve me 29 korrik. Sepse tani nuk ka asnjë surprizë më, Lulzim Basha u rikthye, me të drejtën sipas tij qe i takon të jetë serish kryetar, tha u dorëhoqa, u tërhoq, dhe zhvillohen këto cic-mice politike qe tregojnë si njëra si tjetra palë janë në të njëjtën palë s ai takon demokracisë së brendshme, vendosjes së rregullave të një garë reale dhe serioze te brendshme dhe tani se kuptoj çfarë zgjedhjesh do të bëjnë këtu që ishin njësoj si ato që u zhvilluan në PD tjetër ku u zgjodh Berisha, sepse nuk do të guxoj ti dal përpara Bashës. Kikia, thotë se për ta bërë procesin zgjedhor akoma më qesharak, i vihet Lulzim Bashës ndonjë kandidat përballë sa për të thënë, teksa ende nuk dihet lista e anëtarëve që do të votojnë më 29 korrik. "Nuk ka kandidat që do ti dal përpara Bashës, ose do të ketë gjithmonë kandidatë sa për të thënë, që e bëjnë edhe me qesharak procesin sepse ndërkohë që mund të pranojmë faktin se Basha do të zgjidhet kryetar i PD-së, më mire të mbettë kështu siç është brenda kësaj pjese serioze të mungesë së seriozitetit sesa të shpiken këto lloj artificash që nga seriozja bëjnë qesharakun. Mendoj që procesi zgjedhor futet te qesharakja tani duke fabrikuar kandidatë sa për të thëne se ka një rival ndërkohë që ishin të gjitha ushte për të bërë një gjë të mirë dhe serioze, që procesi të merrte kohë, të identifikohesh kush janë anëtarët që do të votojnë sepse ne datë 29 korrik do shkohet në zgjedhje por pyetja është se kush do të votojë, a ka një regjistër, apo thjesht do hapet dera dhe kush do qëlloj do votojë dhe Basha prape bëhet kryetar".



