Sipas parashikimeve, këtë të shtunë termometri pritet të ngjitet deri në 40 gradë Celsius në disa prej qyteteve të Shqipërisë, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Ndërkohë, në zonat malore, moti do të jetë më i freskët dhe do të shoqërohet me vranësira të pakta, pa reshje.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-12 m/sek, duke krijuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.



