Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Priten reshje me intensitet të lartë, bëni kujdes

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Priten reshje me intensitet të lartë, bëni kujdes

Bashkia e Vlorës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, sa i përket ditës së diel.

Nisur nga parashikimet meteorologjike të cilat parashikojnë përgjatë ditës së nesërme reshje shiu me intensitet të lartë, Bashkia Vlorë ju ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë vigjilencë si dhe të mos parkojnë makinat në disa oprej rrugëve të qytetit.

Meteorologët parashikojnë se nesër, ditën e diel më datë 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: "Albano&Romina", Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi, Shkolla "Halim Xhelo"Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme' 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy