
Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro ka deklaruar se është pro rritjes së tarifave për pastrimin. Përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, Kumbaro tha se e inkurajon këtë opsion sepse është në direktivat europiane.
“Nëse duam ti menaxhojmë mbetjet këtë kosto do ta mbulojmë të gjithë bashkë, duke filluar nga ata që ndotin më shumë si restorantet, hotelet, fasoneritë. Jemi vonë sepse kanë kaluar 30 vite, por jemi në kohë për të mos i lënë fëmijëve tanë një territor të ndotur” u shpreh Kumbaro.
E pyetur lidhur me afatin e përfundimit të kësaj nisme, Kumbaro tha se puna ka nisur me qëllim që në marsin që vjen kur shtohet turizmi, por para çeljes së sezonit turistik do të jetë periudhë kur ky plan do vazhdojë në gjithë territorin.
Por siç u shpreh ajo këtë nuk mund ta bëjnë vetëm bashkitë, por kërkohet edhe mbështetja e qytetarëve dhe mediave, ndërkohë që paralajmëroi se masat do të jenë shumë të forta.
Intervista:
Znj. Kumbaro, a mund të na thoni, konkretisht për qytetin e Gjirokastrës, si e gjykon ministria punën e bërë për menaxhimin e mbetjeve. Ne pamë një nga lagjet, që ishte në kushte mjaft problematike. Çfarë ndërhyrje duhet bërë?
Kumbaro: Në këtë moment ndodhem në Lunxhëri, një nga njësitë e bashkisë Gjirokastër sepse flitet vetëm për qytetin. Pyetja është ku shkojnë mbetjet? Nëse jemi këtu sot me një projekt është se kemi marrë përsipër të zgjidhim problemin aktual. Asnjëherë mbetjet nuk i kemi konsideruar si prioritet. Ne kemi një masterplan që prej një viti dhe tregon qartë menaxhimin. Gjirokastra do fillojë të transferojë drejt Baklajt të gjitha mbetjet. Që prej dy javësh ka hyrë në veprim plani i pastrimit. Të gjitha drejtoritë janë përfshirë në planin e madh kombëtar. Nuk do ta përballonte asnjë bashki e vetme. Vendgrumbullimi i Gërhotit është vend depozitim që nuk mund të fshihet prapa gishtit. Nëse nuk e konsiderojmë këtë plan kombëtar shumë shpejt do jemi para një emergjence. Sot ka nisur puna në shumë bashki dhe do ndajmë me ju.
Kur është afati i përfundimit?
Kumbaro: Puna ka nisur me qëllim që në marsin që vjen kur shtohet turzmi do të jetë periudhë kur ky plan do vazhdojë në gjithë territorin. Këtë nuk mund ta bëjnë vetëm bashkitë, por kërkoj mbështetjen e qytetarëve dhe mediave. Nuk pastrohet vendi nëse nuk riciklohen mbetjet dhe nëse nuk bëhet më ndarja e tyre. Do duhet të kuptojmë që nuk duhet të përsërisim gabimet, kjo është arsyeja pse të gjithë janë të përfshirë, masat do të jenë shumë të forta. Nuk është zbatuar ligji as nga qytetarët as nga ndërmarrjet.
E njëjta strategji, thotë se 13,01% e mbetjeve të ngurta shtëpiake hidhen në mënyrë krejt të pakontrolluar. A ka një plan ministria për këtë?
Kumbaro: Ministria e Mjedisit nuk është menaxhuese e drejtpërdrejtë, bën planin dhe kontrollon punën e bashkive përmes kontrollit, monitorimit, duke i mbështetur, por edhe duke i ndërshkuar siç tha kryeministri. Kemi një masë për 2022 që në katër bashki bregdetare do ndërhyhet pasi kanë qenë më problematike për sa i përket menaxhimit të mbetjeve. Asgjë s’do jetë e mjaftueshme nëse nuk do ketë sensibilizim dhe ndërshkim.
Znj. Kumbaro, bashkia e Shijakut dhe Lezhës kanë njoftuar për rritje të tarifave për pastrimin. E inkurajoni dhe ju këtë opsion?
Kumbaro: Unë e inkurajoj këtë opsion sepse është në direktivat europiane. Ndotësi paguan. Kjo ka një kosto nëse duam ti menaxhojmë dhe këtë kosto do ta mbulojmë të gjithë bashkë, duke filluar nga ata që ndotin më shumë si restorantet, hotelet, fasoneritë. Kjo është një nga instrumentet. Jemi vonë sepse kanë kaluar 30 vite, por jemi në kohë për të mos i lënë fëmijëve tanë një territor të ndotur.
Keni gjetur mbështetje sa i përket menaxhimit të mbetjeve? Kur mendoni se situatë do jetë nën kontroll?
Golemi:Ne nuk po fshihemi pas gishtit për Gërhotin. Ne tashmë fillojmë punën për Gërhotin për ta kthyer në pikë grumbullimi me standarde. Pas qershorit 2022 po shikojmë si pikë përfundimtare atë të Baklajve. Denoncimet nuk kanë qenë prioritet, por ne kemi nisur dhe kemi tre masat e para. Do të ketë edhe denoncime dhe do jetë pjesë e fushatës sonë.



