Ditën e sotme në Italia janë shënuar 13.571 raste të reja me koronavirus nga 276.762 teste të kryera gjithsej. Në raport me një ditë më parë sot janë afërsisht tre mijë raste më shumë, në një kohë kur edhe numri i tampoënve është rritur.
Sakaq në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 524 të vdekur, 79 më pak se të martën. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë atje, sot është rritur edhe përqindja e rasteve, duke shkuar në 4.9%.



