Maduro: Na jepni vaksinën, t’ju japim naftë

Maduro: Na jepni vaksinën, t’ju japim naftë

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka propozuar që vendi i tij të lejohet të paguajë për furnizimet e vaksinave Covid-19 me naftë, duke pasur parasysh që burimet e mëdha financiare jashtë vendit janë bllokuar nga sanksionet e njëanshme të SHBA.

"Ne - tha ai në një fjalim televiziv - jemi të gatshëm dhe të përgatitur për të kryer këtë shkëmbim. Ne gjithashtu kemi klientë, të cilët janë të gatshëm të blejnë naftën tonë të papërpunuar dhe në këmbim të paguajnë koston e ilaçeve për të imunizuar popullatën venezueliane. Por ne do t’i lutemi askujt". Maduro këmbënguli se Venezuela nuk do të gjunjëzohet para askujt në botë. “Ne kemi dinjitetin dhe burimet për të zgjidhur problemet tona. Dhe kjo mund të jetë një tregti e 'naftës kundrejt vaksinës'. Nëse kjo kërkesë merr dritën jeshile, ne mund të garantojmë vaksina 100% për popullatën tonë, dhe gjithashtu pagimin e 2 400 000 dozave të vaksinës që duhet të na sigurojë mekanizmi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy