“Skenar në PD për 4 rajone. Bardhi merr funksion të ri”, Kume: Roli i shtuar i Argitës nuk pritet mirë nga disa deputetë

“Skenar në PD për 4 rajone. Bardhi merr funksion të ri”, Kume: Roli i shtuar i Argitës nuk pritet mirë nga disa deputetë

Gazetari Mariglen Kume në një raportim nga selia blu për MCN Live se një nga skenarët në PD-në e Rithemelimit është krijimi i 4 rajoneve në Shqipëri, ku për secilin do të ketë një drejtues.

Kume thotë se Bardhi dhe Gjekmarkaj janë automatikisht nënkryetarë të partisë që drejton Berisha, dhe ndonjëri prej tyre mund ë caktohet edhe drejtues i njërit prej rajoneve. 

Një nga skenarët është krijimi i 4 rajoneve. Ka qenë një kërkesë e z.Berisha që pasi të merret një masë ndaj tij partia s’duhet të jetë në letargji, por e mbushur me aktivitete. Janë propozuar disa skenarë, një prej tyre është organizimi në 4 rajone, duke vendosur kupola drejtuese në secilin prej rajoneve. Një nga skenarët është që, duke qenë se në statutin e PD të grupit të Rithemelimit parashikohet që kryetari i grupit parlamentar është automatikisht nënkryetar partie dhe gjithashtu nënkryetari i Kuvendit është automatikisht nënkryetar partie, rrjedhimisht pason që z.Bardhi së bashku me Gjekmarkajn mund të jenë nënkryetar të PD-së që drejton Berisha dhe të caktohen si një prej drejtuesve të këtyre rajoneve.

Do vazhdojnë negociatat me grupin Bardhi për të parë nëse do ketë dakordësi për këtë. Formula me 4 rajone do të thotë që ka një fillim të ri dhe mendohet të ketë një shtrirje më të gjerë me deputetët e z.Bardhi, edhe në struktura dhe në bazë, për një riorganizim të grupimit të Rithemelimit”.

Ndër të tjera Kume bën me dije se roli i shtuar i Argita Malltezit brenda PD-së së Rithemelimit nuk pritet mirë edhe nga një pjesë deputetësh të grupimit Berisha. 

Sa i përket aktivizimit të znj. Malltezi në disa aktivitete, nuk është se ka patur informacione që do kemi pjesëmarrje aktive, apo një rol më të shtuar në parti. Kanë qenë skeptik deputetët, dhe nuk është pritur mirë jo vetëm nga grupi Bardhi, por edhe nga grupi i deputetëve të z.Berisha, sepse do ishte si një parti familjare dhe kjo s’mund të përqafohet thjesht”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy