SHBA pro shkëmbimit të territoreve? Grenell: Lajm i rremë

SHBA pro shkëmbimit të territoreve? Grenell: Lajm i rremë

I dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajmi në fjalë është publikuar nga Euobserver.

Në të thuhej se ShBA-të refuzojnë ta përjashtojnë si opsion shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Por mëngjesin e sotëm, Grenell, i cili shërben si ambasador i SHBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar një ditë më parë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy