Bulqizë, do vriste vjehrrin, ndërhyn policia

Bulqizë, do vriste vjehrrin, ndërhyn policia

Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje. Ngjarja ka ndodhru dje pasdite në lagjen “Minatori” në Bulqizë. Në pranga është vënë 32-vjeçari me inicialet H.Gj., I cili ka dhunuar 62-vjeçarin I.H. , babai i bashkëshortes së tij

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17.00, datë 15.11.2017, efektivët e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në lagjen "Minatori", Bulqizë po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë është organizuar puna duke ndërhyrë në banesë ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që po ndodhte, mes dy personave duke arrestuar në flagrancë autorin. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : H.Gj, 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas për motive të dobëta në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I.H, 62 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë (babai i bashkëshortes së shtetasit H.Gj), duke i shkaktuar dëmtime fizike. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy